Në mes të kodrinave të mbuluara nga pyje, në Vietnamin qendror, dy duar gjigante betoni ngrihen nga toka për të mbajtur një urë të artë, të mbushur me vizitorë të mahnitur që bëjnë “selfie”, në atë që është edhe atraksioni më i fundit turistik i vendit.
Imazhet e urës janë bërë virale në mediet sociale, madje duke surprizuar edhe vet arkitektin, që nuk e kishte imagjinuar se ideja do të tërhiqte kaq shumë vëmendje.
Sot, zona është një atraksion i madh për turistët, ka teleferikë, një replikë të një fshati mesjetar francez, përfshirë kështjella e katedrale, kopshte të kuruara mirë dhe një muze skulpturash dylli, ku nuk mungon Lady Gaga dhe Michael Jordan.
Vietnami në fakt është i famshëm për atraksione të ngjashme. Një instalacion në formën e një reje kristali, me 58 mijë gurë “Swarovski”, është ngritur në kodrinat e mbjella me oriz në Vjetnamin verior, ndërsa hoteli surreal “Crazy House”, në Da Lat, tërheq prej kohësh mijëra vizitorë kuriozë.
Vendi komunist tenton prej kohësh të rrisë numrin e vizitorëve dhe të pozicionohet si një destinacion që nuk duhet humbur në Azinë Juglindore. / TCH