Conceiçao trajneri që fiton më së shpejti trofe në Milan

- Bota Sot

Conceiçao trajneri që fiton më së shpejti trofe në Milan

S’kishte ndodhur më parë, por e bëri ai.

Sergio Conceiçao u bë trajneri që e fiton më së shpejti një trofe në histori të Milanit.

“Rossoneri” triumfuan mbrëmë me përmbysje ndaj rivalit lokal, Inter me rezultat 3:2 në ndeshjen finale të Superkupës së Italisë.

Dhe, trajneri portugez u kurorëzua me trofeun e parë si trajner i “Rossoneri” vetëm tetë ditë pasi e kishte marrë këtë ekip në dorë.

Më saktësisht, ish-trajneri i Portos u emërua në krye të Kuqezinjve më 29 dhjetor duke e pasuar Paulo Fonsecan e shkarkuar.

Dhe, ai i mposhti dy ekipet më të mëdha italiane, fillimisht Juventusin, po ashtu me përmbysje (2:1) në gjysmëfinale, dhe mbrëmë edhe kampionin aktual, Inter.

Paraprakisht, rekordin e Milanit e mbante trajneri Vincenzo Montella, i cili e kishte fituar trofeun e parë me Milanin për 18 ndeshje në krye, respektivisht në vitin 2016.

Fonseca kështu e theu një rekord që mbahej në sezonin e largët 1929/30.

Por, rekordi i 59 vjeçarit portugez, dikur futbollist i njohur i Parmës, Lazios e Interit, do të jetë vështirë të thyhet në të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot