Tirana e shiti te Bologna

- Bota Sot

Tirana e shiti te Bologna

Jordi Jaku do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

Mesfushori nga Superiorja është transferuar te Bologna në Serie A.

Një hap shumë i madh dhe i rëndësishëm për 18-vjeçarin, i cili tashmë ka mundësinë të luajë përballë yjeve botërorë.

Ndonëse mungon ende zyrtarizimi i këtij transferimi, por janë mësuar edhe detajet e kësaj lëvizjeje. Klubet kanë fimrosur marrëveshjen mes tyre, teksa zyrtarizimi mbetet vetëm çëshje orësh.

Nga ky operacio, Tirana ka arritur të përfitojë 300 mijë euro. 1/3 e tyre do ta marrin direkt në dorë, ndërsa pjesa tjetër do të varet nga aktivizimi i Jakut me ekipin e parë. Ndërkohë drejtuesit e bardhebluve kanë mbajtur edhe 15% të kartonit të futbollistit në rast rishitje në të ardhmen nga skuadra italiane.

Në këtë sezon Jaku ka luajtur në 8 ndeshje, në total 303 minuta. Ndërkohë është bërë pjesë e bardhebluve të ekipit të parë në gusht të 2023.



Lexoni të gjitha në Bota Sot