Feronikeli ‘74 transferon lojtarin e parë

- Bota Sot

Feronikeli ‘74 transferon lojtarin e parë

Feronikeli ‘74 transferon lojtarin e parë

Suhel Muharemi ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në elitën e futbollit kosovar, duke pranuar ofertën e Feronikelit.

Shkupjani pasi nuk gjente shumë hapësira te skuadra kampione e Struga Trim Lum, vendosi të marrë këtë hap, duke provuar kështu veten për herë të parë në futbollin e Kosovës.

Kujtojmë, i njëjti sezonin 2023/24 ishte pjesë e Skënderbeut në Shqipëri, ndërsa në Maqedoni përveç se me Struga Trim Lum, kishte luajtur edhe me Renovën, Rabotniçkin dhe Shkupin, ku edhe kishte bërë hapat e parë me futbollin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot