Jeshiq: Për Vuçiqin i vetmi shpëtim është që dikush ti ofrojë azil - është i pafuqishëm

- Bota Sot

Jeshiq: Për Vuçiqin i vetmi shpëtim është që dikush ti ofrojë azil - është i pafuqishëm

Iniciatori i iniciativës politike Solidarnost Goran Jeshiq tha se në ditët në vijim fronti social në luftën kundër regjimit do të zgjerohet dhe shtoi se “regjimi ka përfunduar” dhe se i vetmi shpëtim për presidentin serb Aleksandar Vuçiq është që dikush të ofrojë atij azil.

Ne nuk do të flasim me ju (Vuçiq), ju nuk jeni kompetent”. Shko, dekoro pemën e Krishtlindjes - i përgjigjen studentët. Ata tallen me të, i qeshin në fytyrë, gjë që e çmend. Ai është i pafuqishëm. Ai ka mbet vetëm”, tha Jeshiq në një intervistë për Pobjeda nga Podgorica, shkruan N1.

Ai tha se studentët nuk janë fëmijë, por të rinj të lirë dhe shtoi se tani është e rëndësishme të krijohet një front social sa më i gjerë.

Qëllimi është përfshirja e faktorëve të tjerë socialë në procesin e krijimit të Lëvizjes Solidarnost. Kemi fol me përfaqësues të disa universiteteve në Serbi, me profesorë, sindikata, juristë, prodhues bujqësor. Të gjithë janë këtu si unaza e parë që duhet ta përcaktojë politikën, ta artikulojë politikisht rebelimin dhe tua prezantojë partive politike”, tha Jeshiq.

Ai shpjegoi se kjo platformë politike do tu ofrohet të gjitha partive opozitare.

“Kushdo që pranon – do të jetë në lojë, kush jo – nuk do të ekzistojë”, tha Jeshiq.

Lidhur me deklaratat e Vuçiqit se nuk do të lejojë formimin e një qeverie kalimtare, Jeshiq tha se kjo mund të nënkuptojë se ai "e dëshiron pikërisht atë që me sa duket nuk do".

Qeveria kalimtare nuk mundet, por qeveria teknike mundet”. Këto janë gjëra të ndryshme. Megjithatë, para se të flasim për qeverinë teknike, duhet të përcaktohen qëllimet politike, çfarë pas qeverisë teknike, çfarë pas zgjedhjeve. Ne duhet të dëgjojmë se çfarë mendojnë klasa të ndryshme shoqërore për këtë”, tha Jeshiq.

Ai bëri të ditur se rritja e presionit ndaj regjimit do të pasojë menjëherë pas festave.

Regjimi po përgatit zgjedhjet në mars, sipas rregullave të tij, të cilat nuk do të kalojnë. Ata do të duhet të mendojnë për një opsion tjetër”, tha Jeshiq.

Ai shtoi se kriza aktuale mund të zgjidhet me zgjedhje dhe vetëm ato që nuk janë organizuar nga Vuçiq dhe të cilat do të jenë të drejta dhe të ndershme.

Kushti është media e lirë, prokurori, gjyqësor, polici, lista zgjedhore të rregulluara, ligjet zgjedhore. Për dymbëdhjetë vjet në Serbi nuk ka zgjedhje, por vetëm votime. Fiktive. Ne duhet tua bëjmë të pamundur qytetarëve të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës që të vijnë në Serbi në mënyrë të organizuar dhe të votojnë për Partinë Progresive Serbe; duhet tu heqim licencat disa mediave, të vendosim përgjegjësi penale për atë që kanë bërë në vitet e kaluara”, tha Jeshiq.

Ai vlerësoi se "i vetmi hir shpëtimtar i Vuçiqit do të ishte që dikush ti ofronte azil" dhe shtoi se njerëzit e tij nuk po i binden më, që nga anëtarët e SNS-së, manjatët e deri te mafia.

Ai tha se studentët e sotëm janë “aktualisht pika më e ndritur e kësaj Evrope të varfër”.

Ne që jemi evropianë, që kemi qenë gjithmonë evropianë, absolutisht nuk na intereson qëndrimi i Olaf Scholz-it, Emmanuel Macron-it, Moskës dhe Uashingtonit. Kjo nuk është beteja e tyre, ata nuk kanë asnjë ndikim në atë që po ndodh. As nuk do ta kenë”, tha Jeshiq.

Ai tha se studentët e katër universiteteve - në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevc - "janë shumë më të pjekur se ne dhe po luftojnë jo vetëm për lirinë e Serbisë, por edhe për lirinë e Evropës, Amerikës dhe Rusisë së korruptuar".

Ai shtoi se studentët e kuptojnë se ata janë “pishtari që ka për detyrë të zgjojë dhe të ndriçojë Evropën”.

Prandaj edhe mbështetja e studentëve nga i gjithë rajoni: korrupsioni, rrënimi i institucioneve, kriza e moralit, mungesa e ideologjisë janë probleme që mundojnë njësoj studentët në Podgoricë, Sarajevë, Zagreb, Rijekë. Këto mesazhe kuptohen. Këtë herë flaka e lirisë nis nga Ballkani”, tha Jeshiq.

Sipas tij, tubimi masiv i mbështetjes për studentët në Beograd, ku morën pjesë më shumë se 100,000 njerëz nga e gjithë Serbia, ishte një "stërvitje demonstruese".

Herën tjetër që do të vijmë në Beograd, nuk do të kthehemi në shtëpi”. “Studentët do të shkojnë në kampuse, ne do të qëndrojmë për ta zgjidhur problemin në mënyrë paqësore”, tha Jeshiq.

Ai shtoi se protestat nuk mund të kenë sukses pa Beogradin, por edhe pa Novi Sadin, Kragujevcin, Nishin, Valjevën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot