Dikur zbarkoi në Kosovë e bëri bujë, sot me telashe të mëdha! E habitshme se ku po jeton

- Bota Sot

Dikur zbarkoi në Kosovë e bëri bujë, sot me telashe të mëdha! E habitshme se ku po jeton

Para një dekade emri i madh botëror zbarkoi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Është fjala për legjendën e Brazilit, Robert Carlos.

Pikërisht më 5 shtator të vitit 2014 Carlos zbarkoi në Prishtinë, ku si trajner me skuadrën e tij të asaj kohe, Sivaspor nga Turqia, zhvilluan një ndeshje revyale me skuadrën më të trofeshshme në vendin tonë, Prishtinën.

Carlos sot po përballet me një situatë të pazakontë.  

"Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, 51 vjeç, "po fle” në terrenin stërvitor të klubit teksa divorcohet nga gruaja dhe nëna e dy prej 11 fëmijëve të tij mes një beteje të hidhur për një pasuri prej 133 milionë funtesh", shkruan medimi britanik “Daily Mail”.

“Ikona e Real Madridit, Roberto Carlos thuhet se po fle në terrenin stërvitor të klubit pasi vendosi të divorcohej nga gruaja e tij prej mbi 15 vitesh.

Carlos, 51 vjeç, u martua me Mariana Lucon në qershor të vitit 2009 dhe çifti kanë dy vajza: Manuela dhe Mariana.

Por ata tani kanë marrë rrugë të ndara, siç raporton ‘Estadio Deportivo{.

Sipas gazetës spanjolle, zgjidhja e divorcit pritet të jetë e ndërlikuar për shkak të pasurisë së paharrueshme të Carlos, e cila vlerësohet në rreth 160 milionë euro (133 milionë funte)", - shkruan më tej.

“Lucon thuhet se po vazhdon të jetojë në rezidencën e tyre kryesore, ndërsa vjehrrit e Carlos janë aktualisht në pronën e tij të dytë, gjë që ka bërë që ish-mbrojtësi brazilian të zhvendoset përkohësisht në terrenin stërvitor të Madridit në Valdebebas", -, ka shkruar me tej mediumi britanik.

Carlos kaloi 11 vjet në Madrid midis 1996 dhe 2007, dhe fitoi katër tituj të La Ligës dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve gjatë kësaj periudhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot