Policia e Kosovës mbyll një objekt që funksiononte si zyrë tatimore në veri

- Bota Sot

Policia e Kosovës mbyll një objekt që funksiononte si zyrë tatimore në veri

Policia e Kosovës ka mbyllur një objekt në veri të Mitrovicës, i cili sipas informacioneve, ka funksionuar si zyrë tatimore-degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. Ai ka bërë të ditur se, lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

“Rreth orës 9 kemi hyrë në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksionuar si zyrë tatimore [si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë].

Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tone, dhe pas konsultimit me prokurorin, njerëzit që janë hasur aty janë larguar nga ai vend, dhe ajo ndërtesë është mbyllur deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thënë Elshani derisa ka theksuar se rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot