Asllani humbi një rast tek Interi në finalen e Superkupës

- Bota Sot

Asllani humbi një rast tek Interi në finalen e Superkupës

Djaloshi me përparëse do të kujtojë gjatë se çfarë do të thotë të luash mes dunave të rërës. Ato herë të çojnë lart dhe herë tjera të ulin. Kristjan Asllani largohet nga Riadi me disa shënime në telefonin e tij.

Fjalët që duhet të rilexojë më shpesh janë: Vëmendje, markim, presion. Në Buti, ishullin e lumtur ku u rrit, afër Empolit, fluturonte mes tavolinave me ëndrrën për t’u bërë lojtar. Ai e di mirë çfarë do të thotë nëse një pjatë të bie nga duart, duhet të mbledhësh copat dhe ta rinisësh nga zero.

Kundër Milanit ishte një nga më negativët në fushën e lojës.

E humbi Leaon në rastin e golit të tretë dhe humbi topin që solli faullin e Teo Hernandezit.

Edhe pse e vërteta është që Morata shkaktoi faull ndaj tij. E thënë qartazi, nuk i shkoi mirë.

GABIME- Interi ka një problem në “regji”. Kur Çalhanoglu merr rolin gjithçka shkon mirë, por me Asllanin është një tjetër film. Mbi të gjitha në ndeshjet e mëdha apo në finale. Ish-lojtari i Empolit zëvendësoi turkun në minutën e 35-të dhe sapo u fut në fushë nuk pati sukses.

Preku afro 50 topa dhe kreu 40 pasime të sakta. Edhe disa topa të gjatë i shpërndau, por jo me shumë sukses. Pak vertikalizime, asnjë aksion “alla Çalhanoglu”, asnjë pasim filtrues. Interi gjithmonë i ndërton aksionet nga e majta me Dimarkon dhe Bastonin, por ata kanë nevojë për pasimet e Çalhës për të nisur aksionin. Me Asllanin është tjetër gjë. Ai është më konservativ, më pak guximtar në zgjedhjet që bën. Dhe për çudi, këtë sezon kishte marrë disa duartrokitje.

RINGRITJE- Për shembull: Në Verona dha një asist për golin e De Vrajit, ndërsa kundër Udinezes në Kupën e Italisë ka gjetur golin e parë sezonal. Deri tani, numrat flasin qartë. Ka luajtur 491 minuta dhe 15 ndeshje. Asllani në fakt shfaq dy fytyra.

Të parën tek Interi dhe të dytën në Kombëtaren shqiptare ku ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Asllani tek Interi shfaq më shumë hije sesa dritë. Inzagi shpreson që ta ketë të tillë edhe në skuadrën e tij. Në rrugën e kthimit për në Milano do të kenë pasur shumë për të folur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot