Partizani kërkon ta nisë me fitore vitin 2025

- Bota Sot

Partizani kërkon ta nisë me fitore vitin 2025

Kristi Kote nuk do të mund të luajë ndaj Skënderbeut.

Mesfushori po vuan nga një dëmtim, të cilin e mori ndaj Vllaznisë në ndeshjen e fundit të vitit 2024.

Një dëmtim që po kërkon ende kohë dhe lojtari pavarësisht ndërprerjes së kampionatit nuk ka mundur të rikuperohet.

Në këto kushte ndaj Skënderbeut nuk do të mund të japë kontributin e tij.

Një lajm i keq për Aleksandar veselinovic, i cili kundër korçarëve duhet të bëjë gatu edhe planin B. Por jo vetëm kaq, pasi mesfushori nuk do të mund të jetë i gatshëm minimalisht edhe për 2 javë të tjera.

Kujtojmë se sfida me Skënderbeun do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Arenën e Demave” dhe është e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.



Lexoni të gjitha në Bota Sot