Yamal premton besnikëri: Do rinovoj kontratën me Barcelonën

- Bota Sot

Yamal premton besnikëri: Do rinovoj kontratën me Barcelonën

Lamine Yamal është zotuar të lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me atë të Barcelonës, pasi zbuloi se një marrëveshje e re është e afërt.

“Nuk e di se kur do të nënshkruhet kontrata, por mendoj se do të ndodhë së shpejti.

Në fund të fundit, Barcelona është klubi i jetës sime.

Shpresoj të rinovoj kontratën time me ta dhe të qëndroj në këtë klub sa më gjatë që të jetë e mundur.

Dua të luaj në kampionatin spanjoll, dua të luaj për Barçën dhe po, do të rinovoj kontratën time”, ka thënë talenti spanjoll në një intervistë për CNN Sport.

Kontrata aktuale e Yamal skadon në vitin 2026, por data e marrëveshjeve do të ndryshojë së shpejti. Këtë e thotë vetë lojtari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot