Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen e pasnëserme ndaj Borussia Dortmundit.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Xhaka, po përballet me një lëndim dhe është në dyshim për kampionin gjerman, Bayer Leverkusenin, për sfidën e të premtes (20.30) në Dortmund.
Mesfushori i Leverkusenit, Xhaka, ka pësuar lëndim të nyjes së këmbës të martën në stërvitje.
Ai është larguar nga fusha, ndërsa kontrollimet e para kanë lënë të kuptohet se lëndimi nuk është serioz.