Ancelotti: Vendimi ndaj Vinicius i padrejtë

- Bota Sot

Ancelotti: Vendimi ndaj Vinicius i padrejtë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka komentuar vendimin për suspendimin prej dy ndeshje për Vinicius Junior.

Tekniku italaian, në prag të ndeshjes me Mallorcan në Superkupën e Spanjës, tha se ky vendim ishte i padrejtë.

“Ndalimi i dy ndeshjeve për Vinin nuk është i drejtë.

I dëgjoj të gjitha ofendimet dhe ato që vuan, kjo nuk është aspak e drejtë, është e papranueshme”, ka deklaruar Ancelotti.

“Kjo situatë më lodhe sepse kur njerezit flasin per sjelljen e Vinit, harrohen te gjitha fyerjet, abuzimet dhe gjerat e tjera qe i ndodhin. Nuk është e lehtë të jesh Vini”, vazhdoi tutje Ancelotti.

Kujtojmë që Vinicius u sespendua me dy ndeshje mosloj në La Liga, për shkak të sjelljeve antisportive, pasi goditi dhe shtyu portierin e Valencias.



Lexoni të gjitha në Bota Sot