Zidane ka një rival të madh në garën për të marrë drejtimin e “Gjelave”

- Bota Sot

Zidane ka një rival të madh në garën për të marrë drejtimin e “Gjelave”

Didier Deschamps njoftoi ditën e djeshme se do të largohet nga stoli i kombëtares së Francës pas përfundimit të Botërorit që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Menjëherë pas këtij lajmi kanë nisur të dalin në skenë emrat e parë që do të pasojnë Deschamps në krye të “Gjelave”.

Ashtu siç edhe pritej, emri i parë është ai i Zinedine Zidane, që nuk ka pranuar të marrë drejtimin e asnjë ekipi tjetër që pas largimit nga Reali.

Dëshira e tij e madhe që e ka pranuar edhe publikisht është pikërisht stoli i Francës dhe me shumë mundësi kjo do të bëhet realitet vitin e ardhshëm.

Por, Zidane nuk do ta ketë edhe aq të lehtë garën pasi në listë për stolin e “Gjelave” ka dalë edhe emri i Thierry Henry.

Ish-sulmuesi i Arsenal ka lënë një shije të mirë te tifozët por mbi të gjitha te Federata, pasi drejtoi Francën në Olimpiadën e vitit të kaluar dhe sigurou medaljen e argjendtë, pasi u mund në finale nga Spanja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot