De Bruyne, gati për të kaluar në MLS: është San Diego FC

- Bota Sot

De Bruyne, gati për të kaluar në MLS: është San Diego FC

Kevin De Bruyne, në kërkim të ëndrrës amerikane. Mesfushori 33-vjeçar belg mund ti thotë lamtumirë Manchester City-t në fund të sezonit, nëntë vjet pas fillimit të historisë së tij me Qytetarët.

Sipas The Athletic, mesfushori belg (107 paraqitje, 30 gola) është gjithnjë e më afër kalimit në MLS këtë verë.

Mediat angleze saktësojnë gjithashtu se De Bruyne dëshiron të vendoset në Kaliforni dhe për këtë arsye mund të vazhdojë karrierën e tij në San Diego FC, që këtë vit do të marrë pjesë në sezonin e parë në Ligën Amerikane.

Kevin De Bruyne është nën kontratë me Manchester City-n deri në qershor 2025.



Lexoni të gjitha në Bota Sot