Jankov flet si pjesë e Shkëndijës

- Bota Sot

Jankov flet si pjesë e Shkëndijës

KF Shkëndija gjatë ditës së sotme zyrtarizoi transferimin e portierit Risto Jankov, i cili me “kuqezinjtë” ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë.

“Jam i lumtur që bashkohem me një klub të madh si Shkëndija. Është një sfidë e rëndësishme për mua dhe do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave,” tha Jankov pas nënshkrimit të kontratës.

26-vjeçari plotëson repartin e portierëve të Shkëndijës, ku tashmë bëjnë pjesë edhe Astrit Amzai, Ferat Ramani, dhe ashtu siç paralajmëruam më herët, talenti i shkollës së futbollit të klubit, Onur Beshir.

Jankov do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve dimërore për gjysmësezonin pranveror.

Jankov karrierën e tij profesionale e kishte nisur te Rabotniçki, ndërsa kulmin e kishte arritur në vitin 2021, kur ishte pjesë e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian historik.

Ai më pas vazhdoi karrierën në Kazakistan me Kaspiy Aktau dhe në Rumani me ACSM Politehnica Iași. Në vitin 2023, Jankov u kthye në futbollin vendas te Bregallnica, ndërsa gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e Tikveshit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot