Sulmuesi kuqezi lojtari më i ri i klubit nga Adana

- Bota Sot

Sulmuesi kuqezi lojtari më i ri i klubit nga Adana

Pasi mbylli bashkëpunimin me Tractor në Iran, Sokol Cikalleshi ka gjetur klubin e ardhshëm ku do të luajë. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është rikthyer sërish në Turqi.

Cikalleshi është lojtari më i ri i skuadrës së Adanaspor që militon në ligën e dytë turke.

Transferimin e 34-vjeçarit kuqezi e ka bërë të ditur vetë klubi truk në faqen e tyre zyrtare.

“Adanaspori ka arritur marrëveshje parimore me Sokol Cikalleshin, i cili ka luajtur për një kohë në Konyaspor dhe së fundmi në Tractor FC të Ligës së Parë të Iranit.

Sokol Cikalleshi do të vijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot