Konsumatorët gjermanë blejnë më rrallë ëmbëlsira, alkool dhe mish në janar. Nuk dihet se si do te jetë ky janar, por duket se trendi, tashmë i njohur nga vitet e mëparshme, u përforcua ndjeshëm në janar 2024, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave. Më e dukshme është diferenca në krahasim me dhjetorin 2023: Shitjet e ëmbëlsirave ranë me 59.6 për qind në janar 2024. Shitja e alkoolit ra me 49.7 për qind dhe e mishit me 29.4 për qind. Në të tre kategoritë dallimi është rritur në krahasim me vitet e mëparshme.
"Janari i thatë"
Zyra Federale e Statistikave ia atribuon rënien e këtyre blerjeve heqjes dorë vullnetarisht nga këto blerje. Fushata të tilla si "Janari i thatë" ose "Veganuari" luajnë po ashtu rol.
Mund të ketë edhe arsye të tjera; si psh festime më të pakta në janar, ose edhe rezervat e krijuara nga blerjet e mëdha në dhjetor. Çmimet e larta mund të luajnë po ashtu një rol, duke bërë që njerëzit pas festave të bëhen më të kursyer, shpjegojnë ekspertët e statistikave.