Tirana vazhdon “shtegtimet”

- Bota Sot

Tirana vazhdon “shtegtimet”

Tirana në këtë sezon nuk po gjen dot rehati.

Sikur të mos mjaftonin paraqitjet jo ozitive në kampionat, bardheblutë vazhdojnë të “shtegtojnë” thuajse në të gjitha stadiumet e Shqipërisë.

Pas duelit me Vllazninë që është i vlefshëm për javën e 20-të të Superiores dhe që do të luhet në trandfertë, kryeqytetasit kanë vendosur ku do të luajnë duelin me Bylisin në Kupën e Shqipërisë.

Drejtuesit kanë vendosur që ndaj ballshiotëve të luajnë në stadiumin e Vorës.

Kjo pasi siç dihet “Selman Stërmasi” është i mbyllur, ndërsa “Arena Kkombëtare” kushton shumë për një ndeshje të tillë. Kujtojmë se takimi me Bylisin është parashikuar të luhet ditën e martë në orën 13:00 dhe që është i vlefshëm për fazën e 1/8-ave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot