Partizani nuk i ndahet “dashurisë” së vjetër

- Bota Sot

Partizani nuk i ndahet “dashurisë” së vjetër

Partizani ka “piketuar” zëvendësuesin e Arinaldo Rrapajt.

Largimi i këtij të fundit ka lënë një “boshllëk” në skuadër dhe drejtuesit prej ditësh synojnë të gjejnë lojtarin e duhur për të marrë pozicionin e Rrapajt.

Në “radarin” e tyre ka rënë Valon Ahmedi, i cili ditën e djeshme ka mbyllur aventurën e tij me Shkëndijën e tetovës.

Ish-fantazisti i Kombëtares është një lojtar i lirë në treg dhe kryeqytetasit kanë nisur kontaktet me të për një transferim të mundshëm.

30-vjeçari është një “darhuri” e vjetër për “Demat”, të cilët e kanë tentuar në disa merkato, por për shkak të arsyeve të ndryshme nuk kanë mundur të finalizojnë këtë operacion. Siç duket në këtë merkato palët mund të bëhen bashkë për të nisur kështu një aventurë të re.



Lexoni të gjitha në Bota Sot