Conceiçao: Më donte një kombëtare, isha gati t’i thoja “po”

- Bota Sot

Conceiçao: Më donte një kombëtare, isha gati t’i thoja “po”

Pas fitores së Superkupës së Italisë, trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, zbuloi se kishte marrë disa oferta gjatë muajve të kaluar, para se të pranonte atë nga Milani: “A kam pasur oferta nga Arabia Saudite gjatë këtyre muajve? Tani nuk është më e rëndësishme kjo gjë.

Ajo që ka rëndësi është se jam te Milani. Është e vërtetë, kam pasur propozime nga klube arabe, si dhe nga klube braziliane e shtete të tjera.

Pas asaj që bëra te Porto, doja një skuadër europiane për ta vazhduar karrierën time si trajner. Po ashtu, më erdhi ofertë edhe nga një kombëtare. Isha duke menduar ta pranoja, pastaj erdhi Milani dhe nuk u mendova dy herë të zgjidhja kuqezinjtë”.

Sipas lajmeve të publikuara këtë mëngjes nga media belge “Sudinfo.be”, bëhej fjalë për Belgjikën. Federata belge kishte vënë në dyshim Domenico Tedesco, pas rezultateve të dobëta të fundit, dhe kishte propozuar që trajneri portugez të merrte postin e trajnerit të kombëtares.

Megjithatë, Conceição, në atë moment, mori kohë për të menduar dhe pastaj, kur i mbërriti oferta nga Milani, e mori vendimin pa hezitim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot