Williams: Turp që luajmë në Arabi Saudite

- Bota Sot

Williams: Turp që luajmë në Arabi Saudite

Lojtari i Atletik Bilbaos, Injaki Williams, kritikoi vendimin e Federatës Spanjolle të Futbollit për të luajtur Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

Pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Barcelonës (2-0), sulmuesi i skuadrës baske u ankua se ky turne u luajt larg tifozëve.

“Për ne, edhe pse kishim pak tifozë, ndeshja u luajt jashtë. Është turp sepse është një ndeshje shumë tërheqëse dhe po të ishte luajtur më afër, stadiumi do të ishte mbushur me shumë tifozë tanë.

Është turp pasi duhet të udhëtojmë qindra kilometra nga njerëzit tanë, nga familjet tona.

Nuk ka kuptim të luaj në Arabinë Saudite, por futbolli është i tillë tani. Është turp, është turp dhe trishtim për mua”, deklaroi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot