Manchester City është pranë mbylljes së një marrëveshje me skuadrën e Palmeiras për mbrojtësin 18-vjeçar Vitor Reis.
Skuadra angleze ka kohë që ndjek lojtarin, të cilin synon ta sjellë në Premier League që në janar.
Palmeiras është në Kupën e Botës për klube dhe duan ta mbajnë lojtarin deri në verë, për ta lënë të lirë pas korrikut.
Kjo situatë duket se ka sjellë një mosmarrëveshje, me “citizens” që synojnë një përshtatje të lojtarit me Premier League këto muaj.
Palët janë ende duke biseduar për këtë çështje, ndërkohë që klubi brazilian pritet të arkëtojë 15 milionë euro nga kjo shitje. Vitor Reis këtë sezon ka luajtur 9 ndeshje me Palmeiras, duke realizuar edhe një gol.
Manchester City kërkon fillimisht të mbyllë marrëveshjen dhe mund të arrijë një akord për ta lënë në formë huazimi për 6 muaj ose të Palmeiras ose te ndonjë skuadër e “vogël” në Angli.