Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

- Bota Sot

Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq një ushtar ukrainas dhe një tjetër rus, që luftojnë dhëmbë për dhëmbë” në një zonë malore.

Fillimisht ata hapin zjarr mbi njëri-tjetrin, dhe në një moment lëshojnë armët dhe vendosin të qërojnë hesapet me thika.

Bëhet fjalë për ushtarin ukrainas Dmytro Maslovsky, 30-vjeç dhe rusin Andrey Grigoriev, që luftuan me tërë forcën që njëri prej tyre të mbijetonte.

Në video shihen të dy të përgjakur dhe duke e goditur njëri-tjetrin me thikë si dhe duke u sharë – ku ukrainasi ia bën të ditur se janë rusët që erdhën në tokën e tij.

Në një moment njëri prej tyre nxjerr një granatë dore, e cila shpërthen dhe ia këputë dorën njërit prej tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot