Fundvitet e 80-ta ishin histori në vete dhe për të keq!
Shumë futbollistë shqiptarë ia panë sherrin, për shkak se pa i mbush 28 vjet nuk iu lehohej që të luanin në klubet evropiane, sepse ishte një rregull famëkeq nga një farë Federate e Futbollit ish jugosllav.
Është një deklaratë interesante e Milan Milaniqit, i cili në vitin 1987 ka qenë Shef i Shtabit profesionist të një farë ish LFJ-së!
Sa për dijeni, Milaniqi në fillim të viteve të 90-ta, e përzuri nga zyra e tij kriminelin e luftës, Zhelko Razhnatoviq – Arkan, duke i thënë: “Dil nga zyra, këtu nuk ka politikë. Jashtë”.
Çfarë tha malazezi Milaniq për Fadil Vokrrin në intervistën e botuar në rubrikën e sportit të gazetës “Rilindja” më 26 tetor të vitit 1987?
Disa lojtarë mund ta marrin vizën për të luajtur jashtë, e disa jo, a ka të bëjë diç këtu vlerësimi privat e Milaniqin?
“Milani nuk lëshon e as nuk është ai që mund të lëshojë. Unë vetëm i zbatoj vendimet.
Tash për tash jashtë mund të shkojnë Ravniqi, Mlinariqi, Radanoviqi dhe Fadil Vokrri. Këta sa i përket reprezentacionit, mund të shkojnë kur të donë.
Obligimi im është tua realizoi kërkesën dhe të pajtohem me ta”, kishte Milaniqi.
A u janë falë "gjynahet" M. Gjurovskit e Stoiqit?
“Gjurovski për Osimin ishte shumë interesant edhe ne dëshirojmë tia ofriojmë rastin.
Mirëpo, atij i kemi thënë edhe se duhet ti nënshtrohet regjimit që mbizotëron në reprezentacion.
Ai, nuk iu nënshtrua dhe e nuk e shfrytëzoi rastin, sikur Cvetkoviqi e Fadil Vokrri”, ishte përgjigjur Milaniq.
Kush ishte Milaniq apo malazezi, më së miri e ka pasqyruar Ergin Ajdinoviq, ish futbollist i Prishtinës në fillim të viteve të 90-ta, pastaj ka luajtur edhe për Prishtinën famtome (serbëve).
“Shkova te shqiptarët dhe i pyeta: Çfarë të bëj unë tash.
Ata me thanë: ‘Vazhdo edhe pak andej dhe largohu, këndej tek ne nuk ke perspektiv’”, - kishte treguar Ajdinoviqi.
Ajdinoviqi ka qenë prezent kur Milaniqi e përzuri Arkanin nga zyra dhe e qiti jashtë si qen!
“Në verën e vitit 1992 u largova nga Prishtina që përbëhej nga serbët e malazezët. Jemi larguar, unë, Bozhidar Vuksanoviqi, Mentor Bardhi dhe Muhamed Kolenoviqi. Nuk na i dhanë rrogat, unë isha në gjyq me Prishtinën që udhëhiqej nga serbët apo që i thoshin Prishtina fantome”, ka thënë Ajdinoviq me 30 maj të vitit 2020.
“Nuk mi dhanë letrat. Shkova në Federatën ish jugosllave atëkohë në Beograd, e kisha takimin me Milan Milaniqin, atëkohë ishte kryetar i kësaj federate dhe aty futet në zyre Zhelko Razhnatoviq – Arkani.
Fillova të frikësohesha, e tmerrshme, por Milan Milaniqi, u çu në këmbë në prezencën time dhe Arkanin e qiti jashtë. I tha: ‘Ju këtu nuk keni çka kërkoni, këtu është futboll, dil jashtë’.
Goxha fort i bërtiti! Arkani doli jashtë. Kur mi dhanë letrat mu, Arkani e pash duke e rrahur kryetarin e atij klubit të quajtur Prishtina, Milkoviqin.
Ka shkruar edhe shtypi serb në atëkohë”, ka treguar para një kohe Ajdinoviqi.