Shkëndija e Haraçinës ndahet me Famir Arifin

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës ndahet me Famir Arifin

KF Shkëndija e Haracinës ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me Fatmir Arifin, pas një marrëveshjeje të dyanshme mes klubit dhe futbollistit.

Klubi falënderon lojtarin për përkushtimin e treguar dhe u uron sukses në karrierën e tij të ardhshme.

“Faleminderit, Fatmir Arifi (Karlos)!

Me një marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Fatmir Arifi ( Karlos ), pas një gjysmë sezoni të kaluar së bashku në sfidat e shumta sportive.

Klubi ynë e falënderon përzemërsisht Arifin për vlerat dhe punën profesionale që ka sjellë gjatë kohës së tij me ne. I dëshirojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij!”, thuhet në njoftimin e kampionit vjeshtor të Ligës së Tretë-Veri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot