Vajza godet ish-ministrin me shkumë sapuni në fytyrë, reagimi i tij ‘epik’: Të kishte qenë tortë, e kisha...

- Bota Sot

Vajza godet ish-ministrin me shkumë sapuni në fytyrë, reagimi i tij ‘epik’: Të kishte qenë tortë, e kisha...

Ish-ministri gjerman i Financës, Christian Lindner, u godit në fytyrë me “tortë” gjatë një takimi elektoral me Partinë Demokratike të Lirë mbrëmjen e sotme.

Ndërsa Lindner, lideri i FDP-së, po fliste përballë audiencës në qytetin verior të Greifswald, një vajzë i’u afrua nga pas në skenë dhe i hodhi një pjatë të mbushur me shkumë sapuni në fytyrë, ndërsa ai ka marrë një pjesë prej saj dhe ia ka hedhur të resë.

“Fatkeqësisht, nuk ishte krem, vetëm sapun. Duhet ta kishe bërë më mirë këtë, të kishte qenë tortë e kisha ngrënë”, tha Lindner ndërsa fshinte shkumën nga fytyra e tij. Pasi u godit me të, Lindner mblodhi një pjesë të shkumës dhe ja hodhi mbrapsht vajzës siç shihet në videon që qarkullon në media sociale.

Pas incidentit Lindner e la një pjesë të shkumës në fytyrë dhe tha: “Plagët e luftës i tregoj me krenari”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot