Aktakuzë për ushtrim ndikimi në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Aktakuzë për ushtrim ndikimi në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.B., dhe Sh.P., nën dyshimet për  veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”

Sipas aktakuzës, i pandehuri I.B., nga 3 tetori i vitit 2022 deri më 5 janar të vitit të kaluar në Prizren, në mënyrë të drejtëpërdrejt ka pranuar premtimin për një përfitim për vete me pretendimin se ai është në gjendje të ushtroj ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pranon se do të ushtrojë ndikim të padrejtë tek bashkëshortja e tij, M.P., e cila ka qenë anëtare e Komisionit në konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit – Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, të datës 03.10.2022, për vendin e punës sekretare në njërin prej gjimnazeve dhe në njërën prej shkollave fillore në Komunën e Prizrenit, në bazë të të cilit konkurs kishte aplikuar E.P.S., ku i dërgon pyetje nga testi me shkrim, gjithashtu i jep informacion për poentimin maksimal prej 100 pikësh, të dhënë nga bashkëshortja e tij M.P, si anëtare e komisionit, të gjitha këto dhe të tjera komunikime, rezultuan nga komunikimet që i ka zhvilluar i pandehuri, I.B., me të pandehurin Sh.P., në aplikacionet e rrjeteve sociale “Viber” dhe “Whats App”.

“I pandehuri Sh.P., në mënyrë të drejtëpërdrejtë i premton përfitim personit tjetër – të pandehurit I.B., në atë mënyrë që ky i fundit të ushtroj ndikim të papërshtatshëm mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që i pandehuri Sh.P., të pandehurit I.B., i premton se do t’ia kryej një punë këtij të fundit, për ndikimin që do ta bëjë i pandehuri I.B., tek bashkëshortja e tij, M.P, si anëtare e komisionit”.

“Ndërsa i pandehuri, I.B, ia dërgon në telefon të pandehurit Sh.P, kopjen e ftesës me të cilën është ftuar ai si i pandehur lidhur me një çështje penale që zhvillohej pranë Gjykatës Themelore në Prizren”, njofton prokuroria e këtij qyteti



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit