Tetova pas fitores me Laçin: Terreni sot nuk ishte i përshtatshëm

- Bota Sot

Tetova pas fitores me Laçin: Terreni sot nuk ishte i përshtatshëm

Egnatia mposht Laçin me rezultatin 1-0.

Sfidën e vendosi Bakajoko me golin në minutën e 90-të.

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli pas ndeshjes së vlefshme për javën e 20-të.

“Tre pikëshi i rëndësishëm se vinim pas dy humbjesh dhe ishte më efikas.

Për lojën mund të them pjesë e parë shumë e mirë e Laçit në Markim të lojtarëve tonë. Në freksionin e dytë u krijuan rastet me Kasën dhe Bakajokon, mendoj pjesa e dytë ishte totalisht e dominuar nga ne.

Mendoj se grupi tani është i plotë. Kemi kërkuar këto lojtarë. Tani ngjeshen ndeshjet, bashkë me Kupën. Më intereson grupi i plotë dhe lojtarët në dispozicion. Jemi munduar të rikthejmë lojtarët për të qenë sa më afër në manovër dhe drejt sulmit për të shkuar sa më rrjedhshëm. Nuk kemi nevojë për sulmues, Bakajoko dhe Jahaja mendoj do jenë dy majat në sulm.

Ne kemi liruar lojtarë, kemi marrë, më vjen mirë për Fernandon që bëri asistin. Të gjithë të rëndësishëm se kanë dhënë topa për gol.

Ishim sot te 2/3 sot në pritje të Laçit sepse ato markojnë gjithë fushës. Në 90 minuta të markosh gjithë skuadrën e vështirë dhe ai moment do të vinte. Duhet të gëzojmë 3 pikët. Dhe terreni sot nuk ishte i përshtatshëm që ne të lëviznim topin.

Kemi luajtur shpejt futboll, por sigurisht me lojtarët që kanë ardhur ngrihet kualiteti në mesfushë. Do shkojmë drejt portës së kundërshtarit siç kemi punuar gjatë kësaj kohe”, u shpreh Tetova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot