Skuadra shqiptare planifikon pesë ndeshje miqësore! Skënder Rexha konfirmon skuadrat

- Bota Sot

Skuadra shqiptare planifikon pesë ndeshje miqësore! Skënder Rexha konfirmon skuadrat

Skuadra shqiptare Otrant Olimpic nga Ulqini ka planifikuar pesë ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin e Malit të Zi në futboll.

Kryetari i këtij klubi, Skënder Rexha, ka konfirmuar se ndeshjet do të zhvillohen në fund të janarit dhe në gjysmën e muajt shkurt.

Otrant Olimpic renditet në vend të fundit me 14 pikë të mbledhura.

Gjatë fazës përgatitore janë paraparë këto ndeshje miqësore:

23.01.2025 Otrant - Goshk Gabela Bosnja
27.01.2025 Otrant - Adria
05.02.2025 Otrant - Arsenali Tivat
08.02.2025 Otrant - Buduçnosti nga Podgorica
15.02.2025 Otrant - Podgorica



Lexoni të gjitha në Bota Sot