Ndalet edhe Gjimshiti, mbrojtësi lë fushën i dëmtuar

- Bota Sot

Ndalet edhe Gjimshiti, mbrojtësi lë fushën i dëmtuar

Lajm i keq për Atalantën dhe kombëtaren shqiptare.

Në ndeshjen kundër Udineses, në minutën e 25-të të pjesës së parë, Gian Piero Gasperinit u desh të zëvendësonte Berat Gjimshitin për shkak të një dëmtimi.

Mbrojtësi shqiptar, i përfshirë në një përplasje me Ehizibue, ka pësuar një dëmtim në fytyrë dhe një dëmtim në kokë, siç njoftuan nga klubi zikaltër.

Në vend të tij u fut në lojë Hien.



Lexoni të gjitha në Bota Sot