Skuadra e Lecces ka marrë tre pikë të mëdha në konak të Empolit.
Lecce ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Empolit, në takimin e javës së 20-të në Serie A.
Fat i keq për Ardian Ismajlin e Empolit.
Ismajli lëndohet në minutën e 21-të dhe largohet nga fusha.
Për Leccen shënuan Tete Morente (6) e Krstoviç (11 e 91+1’) dhe për vendasit shënoi Cacace (47).
Ylber Ramadani aktivizohet nga minuta e 82-të dhe pati pak minuta lojë për Leccen.
Lecce zë vendin e 14-të me 20 pikë sa ka edhe Empoli një vend më lart.