Edi Martini i zhgënjyer nga Teuta

- Bota Sot

Edi Martini i zhgënjyer nga Teuta

Trajneri Edi Martini ka folur për humbjen në Elbasan në shifrat 3-1. Tekniku i Teutës sigurisht nuk shihet aspak i kënaqur në fjalët e tij, pasi blutë i kishin të gjitha në dorë për të dal me pikë nga “Elbasan Arena”.

Trajneri Edi Martini ka folur për humbjen në Elbasan në shifrat 3-1.

Tekniku i Teutës sigurisht nuk shihet aspak i kënaqur në fjalët e tij, pasi blutë i kishin të gjitha në dorë për të dal me pikë nga “Elbasan Arena”.

“Në pjesën e parë luajtëm mjaft mirë. Kaluam dhe ne me një rreshtim duke lënë një pykë para, në formë rombi. Goli i pësuar ra gjendja morale. Ata ishin më të freskët se ne. Pas golit të dytë morën mesfushë. Një pjesë e dytë e keqe. Kishim mungesa.

Edhe goli i parë edhe goli i dytë erdhën aty ku kemi pikën më të fortë. Jemi në zonën plot, jemi 4 ata 2 dhe ne prapë nuk shënojmë. Elbasani na vuri në vështirësi, na mori mesfushën.

Nuk është normale të luash kështu me dy tablo. Luajtëm mirë pjesën e parë, ndërsa në të dytën u kthye situata”, u shpreh Martini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot