Gvozdenoviq zbërthen një sulm të frikshëm: Ze Gomes, Tsague dhe Lleshi të 3 bashkë

- Bota Sot

Gvozdenoviq zbërthen një sulm të frikshëm: Ze Gomes, Tsague dhe Lleshi të 3 bashkë

Trajneri serb, Ivan Gvozdenoviq ka folur për fitoren 3-1 të Elbasanit ndaj Teutës. Durrsakët kaluan të parët në avantazh, por sulmuesi elbasanas i vetëm realizoi 3 herë për të bërë të lumtur teknikun e verdhebluve. Ish-i i Skënderbeut duket mëse i lumtur për paraqitjen e skuadrës ditën e sotme.

“Nuk e nisëm mirë. Nuk ishim mirë. 5 minutat e fundit të pjesës së parë e morëm vetn. Lleshi në pjesën e dytë sulmoi hapësirat. E morëm mesfushën me 4 veta. Reaguam mirë. Hakaj ishte shumë mirë, mori krahun i vetëm. Teuta nuk na rrezikoi asnjëherë. Në fillim nuk u organizuam aspak mirë, por ndërrimet taktike sollën ndryshime te çunat.

Kemi probeleme me topin e dytë, me pasin poshtë. Nuk ishin afër lojtarët me njeri-tjetrin. Ze Gomes dhe Lleshi qendronin larg. Donim të kapnim 1 kundër 1 në pjesën e parë.

Të tre mund të luajnë sëbashku. Ze Gomes dhe Tsague dhe Lleshi e vërtetuan që mund të luajnë shuëm mirë bashkë.

Djemtë reaguan mirë. Ne jemi të kënaqur. Nuk është e thjeshtë ndaj Teutës, që di të menaxhoj rezultatin”, u shpreh Gvozdenoviq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot