Bylisi ka përforcuar ekipin me transferimin më të ri në këtë merkato janari. Darko Ilieski është lojtari më i ri i klubit mallakastriot, duke shtuar tashmë alternativat e Nevil Dedes në repartin e mbrojtjes.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Bylisit në faqen e tyre zyrtare.
“ZYRTARE!
FK BYLIS ka kënaqësinë të zyrtarizoi afrimin e lojtarit Darko Ilieski, i cili në karrierën e tij është aktivizuar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me skuadrat Struga Trim dhe Lum, Shkupi, Pobeda, Metalurg, në Slloveni dhe Armeni dhe së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Dushanbe në Taxhikistan.
Ilieski, nga nesër do të jetë nën urdhërat e trajnerit Nevil Dede.
I urojmë suksese dhe mirëseardhjen në klubin tonë!”, shkruhet në faqen e Bylisit.