Milani do të bëjë ndërhyrje në merkaton e janarit dhe ato u paralajmëruann edhe nga drejtuesit kuqezinj, me Ibrahimoviç i cili praktikisht konfirmoi emrin e parë. Markus Rashford është kthyer në objektiv real për sulmin kuqezi dhe bisedimet me Mançester Junajtid kanë filluar prej disa ditësh për të mundësuar transferimin e sulmuesit në Serinë A.
Por kuqezinjtë po bëhen gati edhe për një tjetër lëvizje që në fakt nuk ishte e parashikuar.
Mediat italiane kanë raportuar sot se Milani ka piketuar një futbollist edhe nga skuadra tjetër e Mançesterit, kapitenin e Sitit, Kajl Uoker.
Pep Guardiola deklaroi një ditë më parë se mbrojtësi i ka kërkuar klubit të largohet pas 7 vitesh, pasi dëshiron të provojë një tjetër aventurë jashtë në fundin e karrierës dhe bëhet e ditur se Milani është një nga opsionet që po shqyrton, përveç atyre në Arabinë Saudite.
Mbrojtësi ka qenë një nga elementët kyç të Mançester Sitit në këto vite, por famën më të madhe e ka fituar për bëmat e tij jashtë fushë. Ai njihet si një person i cili e ka shumë të vështirë t’i qëndrojë besnik gruas së tij, Eni Kilner, me të cilën ka katër fëmijë. Ai e ka tradhtuar atë vazhdimisht, me histori që janë bërë publike, ndërsa ka dy fëmijë me të dashurën sekrete, modelen Lourin Gudman.