Beqiri tregon se për çfarë përforcimesh janë të interesuar te Shkëndija

- Bota Sot

Beqiri tregon se për çfarë përforcimesh janë të interesuar te Shkëndija

Shkëndija e Tetovës vazhdon përgatitjet e fazës së parë të përgatitjeve sipas planit të hartuar na stafi teknik. Faza kryesore e përgatitjeve do të zhvillohet në Antalia të Turqisë nga 25 janari

Klubi i futbollit Shkëndija tani 10 ditë me radhë është duke e zhvilluar fazën e parë të përgatitjeve duke u fokusuar në përgatitjet fizike dhe tekniko-taktike krejt në bazë të plan programit të hartuar nga trajneri përgjegjës Jeton Beqiri. Për punën e deri tanishme trajneri Beqiri para mikrofonit të televizionit Koha, u shprehë i kënaqur me punën dhe angazhimin e lojtarëve që ka në disponim, ndërsa ditëve në vijim pritet edhe rritja e intensitetit të punës

‘’Jam i kënaqur me punën që bëjnë futbollistët. Ne filluam herët, filluam më 2 janar. Jam i kënaqur edhe me kushtet atmosferike të cilat në këto momente na mundësojnë që këto 10 ditët e para ti kalojmë në mënyrë më të mirë të mundshme dhe futbollistët të cilët kanë nis që nga dita e parë japin maksimumin në stërvitje dhe në këtë aspekt jam i kënaqur‘’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Sa i përket prurjeve të reja deri më tani në ekip ka ardhur portieri Riste Jankov por gjithsesi se ditëve në vijim priten edhe afrime tjera

‘’Normalisht ne jemi në bisedime me kryesinë e klubit sa i përket përforcimit të skuadrës gjegjësisht plotësimin skuadrës me futbollist cilësorë, kryesisht zëvendësimin e futbollistëve që janë larguar. Normalisht afati kalimtar i janarit është më i komplikuar, futbollistët cilësorë zakonisht janë me kontrata.

Ne bëjmë maksimumin që të sigurojmë futbollist i cili ekskluzivisht do të na ngrenë kualitetin e skuadrës për shkak se nuk kemi në plan të sjellim futbollistë vetëm për të plotësuar numrin për shkak se në at aspekt jemi shumë mirë ‘’ tha trajneri Beqiri

Ekipi krahas seancave të rregullta stërvitore në fazën e parë ka para pa edhe dy ndeshje kontrolluese më 17 dhe 22 janar, ndërsa nga data 25 janari ekipi do të zhvendoset në Antalia ku do ta zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve përfshirë këtu edhe katër ndeshje kontrolluese .

‘’Patjetër ne sot kishim ndeshjen e parë kontrolluese mes veti ashtu sipas planit, kurse më 17 janar do të luajmë kundër Bellasicës, me 22 do të luajmë kundër Tikveshit. Me qëllim zgjodhëm at pjesë të Maqedonisë për shkak të kushteve atmosferike, nëse e dimë se këtu ka mundësi që edhe reshjet e borës të na prishin planin e ndeshjeve miqësore siç ishte edhe në vitin e kaluar, kështu që ne këtë vit vendosëm që të luajmë me skuadra të asaj pjese për shkak se është e rëndësishme mos të humbim as një ndeshje në këtë fazë që gjendemi.

Kurse sa i përket fazës tjetër në Antalia të Turqisë ne kemi katër ndeshje miqësore të fiksuara dhe besoj që do të jenë të mjaftueshme që ekipi të merë pamjen dhe të kapë formën e duhur ‘’ tha trajneri kuqezi Jeton Beqiri

Pjesa pranverore e kampionatit fillon më 16 shkurt, ndërsa ekipi kuqezi është mysafire e Vardarit në Shkup.



Lexoni të gjitha në Bota Sot