Amorim: Dua Kupën, luajnë më të mirët ndaj Arsenalit

- Bota Sot

Amorim: Dua Kupën, luajnë më të mirët ndaj Arsenalit

Trajneri i Mançester Junajtidit, Ruben Amorim, premtoi se do të luajë me skuadrën më të mirë që do të ketë në dispozicion kundër Arsenalit të dielën, në raundin e tretë të Kupës FA, pasi synon që ta mbrojë këtë trofe:

“Nuk ka kuptim që të pushoj lojtarët tani për të luajtur dy ndeshje që janë vërtet afër.

Duhet të vendosim ekipin më të mirë në fushë dhe të fitojmë, duhet të vijojmë pas paraqitjes së fundit.

Jemi në një moment të vështirë, por po përmirësohemi. Kemi bërë disa stërvitje, le të vendosim skuadrën më të mirë për të fituar dhe më pas do të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Ne duam ta fitojmë kupën dhe në kupë nuk i dihet kurrë. Ndonjëherë është mirë të fitosh këtë lloj ndeshjeje, sepse ke më pak kohë për të pushuar”.

Trajneri portugez konfirmoi se Alltaj Bajindir do të luajë në portë këtë fundjavë. Ai nisi ndeshjen e fundit çerekfinale të Kupës Karabao kundër Totenhemit, ndërsa bëri një paraqitje katastrofë, së bashku me rivalin e tij në portën tjetër.

Ishte një ndeshje për t’u harruar për gardianin turk, i cili ishte fajtor për golin e parë të “Spërsave”, duke e shtyrë topin në rrugën e Dominik Solankes, përpara se të pësonte nga një goditje nga këndi, ndërsa Mançester Junajtid pësoi katër gola në Londrën Veriore. Por këtë fundjavë atij po i jepet një shans për ta harruar atë zhgënjim. Amorim shtoi se dëshiron të mbajë lojtarët e tij të talentuar në klub, përfshirë Kobi Meinonë. Ai e tha diçka të tillë mes lajmeve se i diplomuari i akademisë mund të shitet në mënyrë që klubi të qëndrojë brenda Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë.

Kur u pyet nëse dëshironte që Meino të qëndronte, Amorim u përgjigj: “Po. Lojtarët e mi janë gjithmonë të preferuarit e mi. I dua shumë lojtarët e mi dhe dua t’i mbaj ata, veçanërisht ata të talentuarit. Është një moment i veçantë në këtë klub, është një moment i vështirë, por unë jam vërtet i lumtur me Kobin, ai po përmirësohet. Jam i lumtur edhe nga Garna (Garnaço)”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot