Kryeshefi Ekzekutiv i skuadrës së njohur skoceze vlerëson lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Kryeshefi Ekzekutiv i skuadrës së njohur skoceze vlerëson lojtarin shqiptar

Sezoni i parë në Skoci ka qenë një sukses i vërtetë për Nedim Bajramin.

25-vjeçari në 17 ndeshje të zhvilluara me Gllasgou Rangers ka shënuar një gol dhe ka dhënë edhe një asist.

Kaq ka mjaftuar për të fituar zemrat e tifozëve dhe vlerësimin e Kryeshefit të Ekzekutiv të klubit, i cili e ka renditur shqiptarin mes tre lojtarëve prej të cilëve pret që të përmirësohen edhe më shumë në pjesën e dytë të sezonit.

“Kemi lojtarë, të cilët po kthehen nga dëmtimi ndërsa të tjerë po japin më shumë se ç’prisnim.

Tre prej tyre janë Hamza, Jefte dhe Bajrami, të cilët na kanë bërë që të besojmë se në pjesën e dytë të sezonit do të vazhdojnë që të rriten edhe më shumë”, tha Patrik Stjuart.



Lexoni të gjitha në Bota Sot