Flet për kontratën e re

- Bota Sot

Flet për kontratën e re

Manuel Neuer u rikthye pas dëmtimit që pësoi vitin e kaluar në brinjë me një tjetër paraqitje mjaft të mirë pasi nuk pësoi gol në transfertën e vështirë të Gladbahut.

Legjenda e portës së Bajernit në një intervistë të dhënë për “Sport1” tregoi diçka më shumë rreth të ardhmes.

“Ajo që është e sigurt se tani nuk ka asgjë për të thënë, por së shpejti do të ketë”, pranoi Nojer, i cili thuhet se do të rinovojë kontratën e tij me Bajernin deri në 2026-ën.

Një tjetër argument i prekur prej kapitenit të Bajernit është edhe ai në lidhje me Herri Kejnin dhe ndikimin që ka britanikut në lojën e ekipit bavarez. “Ne kemi shumë nevojë për Herrin jo vetëm se shënon gola, por se edhe na ndihmon që të luajmë më mirë. Me atë në fushë Bajerni ka më shumë hapësira për të shënuar pasi ai luan për ekipin.

Ndeshja me Glagbahun ishte një ndeshje për Herrin mendoj se edhe penalltia që shënoi ishte plotësisht e merituar. Është e 26 radhazi që shënon dhe për këtë motiv mendoj se Herri është një armë e fortë për ne”, arsyetoi Neuer

Në fund gjermani pranoi se Bajer Leverkusen do të rivalizonte me Bajernin edhe në këtë sezon sa i përket titullit kampion. “Bajeri është një ekip i mirë dhe mendoj se do të jenë antagonistët tanë kryesor. Ne mezi po presim për ndeshjen që do të luajmë më 15 shkurt në Leverkusen.

Deri atëherë na duhet të bëjmë mirë detyrat e shtëpisë dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të udhëtojmë në Leverkusen me pikët diferencë që kemi aktualisht në klasifikim”, përfundoi Neuer.



Lexoni të gjitha në Bota Sot