Atletico-s i mjafton goli i Alvarez

- Bota Sot

Atletico-s i mjafton goli i Alvarez

Atletico Madrid ka fituar me rezultatin e ngushtë në shtëpi 1-0 ndaj Osasauna-s dhe merr vendin e parë në La Liga me 44 pikë.

Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Julian Alvarez në minutën e 55′ pas asistit të Lenglet. Kujtojmë se Los Colchoneros shënuan që në fillim të ndeshjes me Griezmann, por goli u anullua. Goli i Alvarez

Goli i sulmuesit argjentinas erdhi pas një aksioni nga goditja e këndit, një top i futur bukur në zonë dhe asistit me kokë të francezit Lenglet për Alvarez, i cili nuk mund të gabonte nga ai pozicion.

Me këtë fitore, Atletico e Simeones merr vendin e parë me 44 pikë, një më shumë se Real-i dhe gjashtë pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot