Përshpejton procedurat për Rashfordin

- Bota Sot

Përshpejton procedurat për Rashfordin

Drejtuesit e klubit të Milanit janë duke menduar të përforcojnë sulmin dhe mbrojtjen. Për këtë arsye janë duke kërkuar të marrin Rashfordin nga Mançester Junajtid dhe Uokerin nga Mançester Siti. Por rregullorja e Serisë A nuk i lejon skuadrat e saj të blejnë në të njëjtin vit dy lojtarë anglezë. Ndaj kuqezinjtë duhet të zgjedhin, përforcim në mbrojtje apo në sulm.

Shtimi i një ylli në sulm për Milanin nuk është thjesht një trill, por pothuajse një domosdoshmëri.

Milani ka shënuar 18 gola më pak se Interi, 16 se Atalanta, 7 se Lazio, 4 se Juventusi dhe Fiorentina. E tre barazimet  e fundit në San Siro, 0-0 me Genoan, 1-1 me Romën dhe Cagliari, të cilët erdhën pas një morie rastesh të humbura, janë më shumë se një kambanë paralajmëruese. Ndaj Milanit i duhet shumë Rashford, me 138 golat që ka shënuar për Djajtë e Kuq.

Kuqezinjtë po përpiqen të nënshkruajnë me Rashfordin dhe anglezit i pëlqen të veshë fanellën e Djallit. E për të arritur te ai, Milani duhet të rregullojë në fillim anën ekonomike. Hapi i parë është shitja e Okaforit te Leipzig. Largimi i tij do të lironte një vend në sulm dhe do të siguroheshin disa para.

Paga e Rashford prej 14 milionë neto në sezon, natyrisht, është shumë e shtrenjtë, por United duket i gatshëm të marrë pjesë dhe, pas rezistencës fillestare, është i hapur edhe ndaj një huazimi të thatë: për këtë arsye Milani është gati të bëjë përshpejtimin vendimtar.

Së fundi po nga Anglia, mediat italiane konfirmojnë se Milani po interesohet për një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Kyle Ëalker, mbrojtësin e City të Guardiolës që do të dëshironte të largohej nga Premier League që në janar.

Ëalker fiton 6 milionë neto dhe kontrata e tij skadon për 18 muaj. Por sipas rregullores, klubet e Serisë A nuk mund të blejnë dy lojtarë anglezë nga jashtë në të njëjtin vit. Me pak fjalë, Ëalker do të ishte i mundur vetëm pa ardhjen e Rashford, i cili aktualisht është objektivi i parë real i tregut të AC Milan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot