Barcelona është fitues i Kupës së Spanjës në futboll.
Skuadra e Barcelonës e ka poshtëruar me rezultat 5:2 Real Madridin, në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Festival golash që ka kënaqur mbi 60 mijë shikues në një atmosferë të zjarrtë.
Futbollisti Kylian Mbappe me një veprim individual kaloi një lojtar të Barcelonës, duke hyrë brenda 16-shit dhe me goditje të fortë kaloi në epërsi (1:0) Real Madridin.
Gëzimi qe jetëshkurtër.
Në minutën e 22-të, Lamine Yamal me veprim mjeshtëror dhe e goditi bukur nga 13-14 metra duke shënuar në këndin e poshtëm të majtë, 1:1.
Në minutën e 34-të Gavi faulohet pa nevojë, gjyqtari akordoi penallti.
Lewandowski i saktë nga penalltia, 1:2 për Barcelonën në minutën e 36-të.
Në minutën e 39-të, Raphinha ka realizuar gol të bukur me kokë, 1:3.
Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45+9 Balde me diagonale ashtu si di ai, ka realizuar për 1:4.
Në minutën e 47-të, Rodrygo i pafat, goditja e tij u ndal nga traversa e Barcelonës.
Pas një minute (48’) Raphinha doli i vetmuar e me mjeshtri realizoi për 1:5.
Në minutën e 57-të, portieri Szczesny i Barcelonës, u përjashtua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Mbappes jashtë 16-shit.
Rodrygo nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë ku topi preku shtyllën dhe futet në rrjetë, 2:5 pikërisht në minutën e 60-të, 2:5.
Kampioni i Spanjës dhe i Evropës përkundër se ishte 30 minuta me një lojtar më shumë,nuk ia doli që të shkrijë epërsinë e rivalit të përjetshëm.
Djelmoshat e trajnerit Hansi Flick me meritë shënuan fitore dhe ngriten lartë trofeun.