Skuadra e njohur italiane prezanton Ibrahimoviçin e Kosovës

- Bota Sot

Skuadra e njohur italiane prezanton Ibrahimoviçin e Kosovës

Arijon Ibrahimoviç është zyrtarisht lojtar i Lacios.

Klubi e ka prezantuar sulmuesin me origjinë shqiptare, që ndodhej në Romë prej pasdites së sotme.

19-vjeçari i bashkohet kështu Hysajt te klubi i Lacios. Marrëveshja u arrit me Bajernin e Mynihut si huazim me të drejtë blerje për shifrën e 8 milionë eurove.

Ky nuk është sezoni i parë për Arijon Ibrahimoviç në Itali. Kjo pasi në të kaluarin ishte pjesë e Frosinones.

Para se të kalonte te ekipi i Bajernit, kishte luajtur me moshat. Ndërkohë për skuadrën U-20 të Gjermanisë numëroi dy paraqitje në nëntor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot