Darko Ilieski edhe zyrtarisht prej nesër pjesë e Superligës shqiptare!

- Bota Sot

Darko Ilieski edhe zyrtarisht prej nesër pjesë e Superligës shqiptare!

Darko Ilieski gjatë ditës së nesërme (e diel) do të udhëtojë drejt Ballshit të Shqipërisë, për të firmosur kontratën me skuadrën e Bylisit.

Burime tona të sigurta thonë se Ilieski me skuadrën ballshiote që garon në Superligën shqiptare do të firmos kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, ku Bylis do të tentojë mbijetesën.

Ilieski ka bërë një karrierë të bujshme, duke luajtur në disa periudha të ndryshme edhe jashtë Maqedonisë, si me Shirak Gyumri në Armeni, pastaj FC Koper në Slloveni, derisa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Istiqlol Dushanbe nga Taxhikistani.

Ndryshe në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku numëron plotë 174 paraqitje, Ilieski, ka luajtur me skuadrat si Pobeda, Pelisteri, Metalurgu, Tikveshi, Boreci, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi.

Ilieski që nesër do të startojë me stërvitje te skuadra e Bylisit, duke u vënë nën urdhërat e trajnerit, Nevil Dede.



Lexoni të gjitha në Bota Sot