Cassano, si përherë i hidhur

- Bota Sot

Cassano, si përherë i hidhur

Antonio Cassano ka folur për Davide Frattesi, mesfushorin e Interit, i cili po gjen pak hapësirë nën drejtimin e Simone Inzaghit dhe me shumë gjasa do të largohet gjatë kësaj merkatoje. Ende nuk dihet se në cilin ekip do të përfundojë lojtari, i cili kërkon më shumë minuta sesa ka marrë këtë sezon.

Ndër kandidatët për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të Sassuolos është edhe Roma, por zikaltrit raportohet se kërkojnë rreth 45 milionë euro për ta shitur kartonin e tij. Ish-fantazisti i Romës, Real Madridit dhe Sampdorias, Antonio Cassano, e komentoi situatën në mikrofonat e “Viva El Futbol”:

“Marotta ka thënë që Frattesi do të qëndrojë, por tashmë ka bërë të ditur se lojtari dëshiron të largohet. Interi kërkon 45-50 milionë euro, ndërsa Roma nuk dëshiron t’i japë kaq, por Frattesi dëshiron të largohet. Sipas mendimit tim, ai duhet të largohet.

E meriton një mundësi në ekipe të rëndësishme. Marotta ka thënë ‘jo’, por ata tashmë po negociojnë.

Me 40-45 milionë, Interi do ta largojë. A janë shumë 40 milionë? Në futbollin e sotëm… Douglas Luiz është paguar 50 milionë euro nga Juventusi dhe po bën shumë keq”.

Cassano e përfundoi mendimin e tij me një mesazh pozitiv për Frattesi: “Do të më pëlqente ta shihja Davide si protagonist. Ai nuk dëshiron të luajë si mesfushor-mbrojtës, por futet në zona sulmuese, rol në të cilin ka mesatarisht 50 ndërhyrje për ndeshje”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot