400 mijë euro në arkat e klubit

- Bota Sot

400 mijë euro në arkat e klubit

Valon Et’hemi nuk do të jetë më pjesë e Istanbulspor në Superligën turke. Ish-futbollisti i Kukësi gjat kësaj merkatoje do të ndryshojë ambient, duke u transferuar te një tjetër ekip turk.

27-vjeçari është transferuar te skuadra e Igdir, ekip që militon në kategorinë e dytë në Turqi.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Jurgen Zela bëhet me dije se nga ky transferim skuadra e Istanbulspor përfiton 400 mijë euro.

Kujtojmë se këtë sezon Et’hemi ka luajtur në 7 ndeshje, ku ka mundur të shënoj 2 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist.



Lexoni të gjitha në Bota Sot