Etrit Berisha po kalon një moment të vështirë përsa i përket karrierës futbollistike.
Portieri i Kombëtares shqiptare është pa një klub që prej korrikut 2024, kur u largua nga Empoli.
Megjithatë, ish-ekipi i tij, Atalanta është kujtuar për të. Me anë të një video të publikuar në Instagram në faqen zyrtare, klubi bergamask kujton një penallti që gardiani shqiptar ka pritur në të shkuarën kundër Juventus.
Ishte pikërisht Paulo Dybala, asokohe pjesë e “Zonjës”, ai që nuk kaloi dot Berishën nga 11-metra.
Një vlerësim ky nga klubi i Atalantës, të cilët nuk e kanë harruar kontributin e 35 vjeçarit me fanellën zikaltër.