Nuk është mister që Milani është në kërkim të një sulmuesi të ri në merkaton e janarit dhe sipas “L’Equipe” do të kishte bërë një sondazh për Randal Kolo Muanin.
Sulmuesi, të cilin PSG e mori nga Frankfurt në vitin 2023 për 90 milionë euro mes pjesës fikse dhe bonusit, nuk është më pjesë e planeve të Luis Enrikes dhe do të ndryshojë ambient, mundësisht që në janar.
Kuqezinjtë do ta donin në huazim, por francezi ka një pagë shumë të lartë (5 milionë plus bonuse) që te PSG-ja nuk duan ta kenë në bordero, as pjesërisht.
Për gjashtë muajt e ardhshëm do të ishte një operacion me vlerë rreth 4 milionë, me zero mundësi blerjeje duke pasur parasysh koston shumë të lartë të kartonit të Muanit.
Një operacion i vështirësuar edhe nga konkurrenca e ashpër. Juventus ka kryer edhe një sondazh ditët e fundit, por Kolo Muani ka admirues veçanërisht jashtë vendit, si Bajerni i Mynihut dhe disa ekipe angleze. Klube shumë të pasura me të cilët është praktikisht e pamundur të konkurrohet në nivel ekonomik.