Kupa është objektiv për Elbasanin

- Bota Sot

Kupa është objektiv për Elbasanin

Ivan Gvozdenoviç ka folur në prag të ndeshjes, që Elbasani do të luajë me Teutën(e mërkurë, ora 17:00).

Trajneri i verdhebluve deklaroi ndër të tjera se Ze Gomesh është mungesa e vetme.

Sërish Teuta, kësaj here në Kupë, si e prisni dhe çfarë synoni? “Nesër është prap Teuta, por tjetër ndeshje, për Kupë.

Situatë është e mirë, vetëm Ze Gomesh jashtë. Nuk do rrezikojmë. Për të tjerat jemi në rregull dhe do shikojmë. Ne jemi gati, do shikojmë nesër si do dalim”.

Ndeshje me një takim, për më tepër në transfertë, ndiheni në disavantazh nga ky fakt? “Nuk e di çfarë të them. Ndoshta po, pak, por prapë ky është rregull dhe ne do e respektojmë. Ndoshta Teuta favorit se kemi vetëm një ndeshje, por prap do luftojmë fort. Ne jemi gati, çunat e kuptojnë si është situata”.

Në fundjavë me Dinamon, do bëni rotacion? “Ne jemi vetëm për Kupë, do luajmë me skuadrën më të mirë me të gjithë lojtarët, pastaj mund të flasim për Dinamon. Sot dhe nesër jemi të përqëndruar vetëm për Teutën”

Është objektiv Kupa për Elbasanin? “Çfarë di unë dhe dëgjoj, është objektiv dhe ne do luftojmë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot