Paolo di Kanio ka kritikuar ashpër qëndrimin që djemtë e Serxho Konseisaos treguan ndaj Kaljarit.
Ndeshja, në fakt, përfundoi 1-1 pasi kuqezinjtë, pak ditë më parë, fituan Superkupën e Italisë në Riad duke mundur Juven në gjysmëfinale (1-2) dhe Interin në finale (2-3).
Pikërisht sjellja e disa lojtarëve ka acaruar ish-futbollistin që gjatë emisionit “Pressing”, u shpreh:
“Milani pati një qasje të keqe, që në fillim të ndeshjes me Kaljarin. Ata fituan Superkupën e Italisë, luanin në “San Siro” dhe duhet të tregonin se dëshironin të fitoni.
Po të gjithë e pamë çfarë bënë, Sipas meje është çështje qëndrimi dhe mendësie. Fofana lejoi të kalohej shumë lehtë, ndërsa Leao dukej sikur tallej në fushë. Herë pas here gjuan nga distanca, por pa dobi.